INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse duhet të shkoni me vrap në Drilon, Voskopojë dhe Korçë? Po ju rrëfej se çfarë shijova në këto ditë dimri!

Pse duhet të shkoni me vrap në Drilon, Voskopojë dhe Korçë? Po ju rrëfej se çfarë shijova në këto ditë dimri!

Publikuar më: 14:18 04-12-2018
Nga Anisa Bega
Përpara se të shijojmë bukuritë e shteteve të tjera, mirë do ishte që ta nisnim me vendin tonë të bukur. Dua të ndaj me të gjithë ju, një eksperiencë të bukur në këto ditë të ftohta dimri. Për ju që ende nuk keni shkuar në Drilon, Voskopojë dhe Korçë, jua sugjeroj  ta vizitoni. Flas për pjesën e Shqipërisë Juglindore. E nisëm me Drilonin, një vend turistik. Ai  është një lum, ku burimet  ndodhen afër fshatit Tushemisht dhe Gurras, 4 km nga Pogradeci dhe ka një pamje te mrekullueshme. Aty të pushtonte një qetësi shpirtërore, në shoqërinë e mjelmave bukuroshe. Ja foto nga ky vend:
 
dril.jpg
 
Më pas, udhëtimi im  kishte si destinacion Voskopojën. Ajo është një komunë që ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës mbi një pllajë 1160 metra mbi nivelin e detit. Voskopoja ishte qëndër e zhvilluar kulturore e themeluar në vitin 1330. Ajo dikur kishte pasur 24 kisha, por tashmë kishin mbetur vetëm 3 prej tyre, për shkak të disa djegieve të njëpasnjëshme gjatë shekujve. Gjatë rrugës për në Voskopojë, shikoje vetëm gjelbërim me bredhat që të bënin shoqëri. Një fshat malor, ku mushëritë të mbusheshin me ajër të pastër. Një vend plot me histori, ku konsiderohej edhe si pikë kryesore tregtare në kohën bizantine. Ja disa foto nga Voskopoja:
 
vo.jpg
 
vos.jpg
 
47369617_10156132189688031_4429133127910162432_n.jpg
 
 
Gjithashtu, kuzhina ishte një dashuri më vete, ku kryesonte petaniku i bërë më kaq dashuri.
 
vosk.jpg
 
Stacioni i fundit ishte qyteti i Korçës, ku pazari i saj me lokalet plot drita e zbukurime, të jepte edhe më shumë ndjesinë e festave. Gjithashtu nuk kishte si të mungonte edhe vizita te Katedralja Ringjallja e Krishtit , e cila është ndërtuar në vitin 1992. Një qytet plot traditë dhe kulturë, i njohur edhe si Parisi i Vogël, ku të binte në sy edhe pastërtia. Doja t’ju thoja që një gotë verë, me gështenja të pjekura dhe me miq të mirë, të shijonte pafund në Korçë.
 
ko.jpg
 
 
krica.jpg
 
 
kor.jpg
 
Article Logic
Execution time: 0.0074160099029541