Që prej kohës kur u zbulua lidhja e tyre, Fero dhe modelja Arbenita Ismajli kanë qenë në vëmendje të mediave dhe janë komentuar gjatë. Dyshja shpesh herë janë kapur bashkë dhe gjithashtu nuk kanë munguar ngacmimet dhe komplimentet e ndryshme në fotot e njëri-tjetrit.
Por tashmë ata nuk fshihet më dhe duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin pasi nuk ngurrojnë që këtë gjë ta tregojnë në foto, komente dhe video të ndryshme që publikojnë në rrjetet sociale.
Ditën e djeshme, Arbenita bëri gjestin e veçantë për Feron me rastin e Shën Valentinit, duke e etiketuar partnerin në një video e duke treguar hapur se është e dashuruar me të.
Mirëpo, ajo ka marrë edhe një propozim të shoqëruar me një trëndafil të kuq, të cilin e ka publikuar në Instastory.
“Bëhu Valentini im”, shkruante në letrën bashkëngjitur trëndafilit, propozim të cilin Arbenita e ka refuzuar publikisht.”Faleminderit por jam e zënë.”- shkruante ajo në postimin që me siguri e ka parë edhe Fero.