Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora ka pasion të veçantë jo vetëm për muzikën dhe pozat seksi, por edhe për tatuazhet.
Ajo numëron 30 të tilla në trupin e saj, por si duket është penduar për realizimin e njërit prej tyre. Këngëtarja si fillim bëri një pupël në dorën e saj të djathtë dhe më pas i mbivendosi një trëndafil të zi të cilin e zbuloi vitin e kaluar në Billboard Awards. Por jo më larg se dje 25 vjeçarja është parë duke dalë nga klinika ku ka bërë heqjen e tatuzhit dhe siç shihet edhe në foto, dora e saj duket ende e lënduar . Ende nuk e dimë çfarë domethënie kishte ai tatuazh dhe cila ishte arsyeja e heqjes.