Ditën e djeshme, Tayna publikoi një foto në ‘Instastory’ ku tregonte se kishte vendosur të dhuronte disa ushqime me rastin e muajit të Ramazanit. Pas kësaj fotoje, Olti Curri e ka thumbuar reperen publikisht, duke i shkruar: “O Tayna na i solle zorrët në fyt që publikon këto ‘bamirësitë’… Për 50€ pazar shkon bën ‘story’ tjetra, kujton se do i japin titullin ‘Nënë Tayna’”.
Por si e priti reperja këtë? Ajo nuk bëri një reagim të drejtpërdrejtë, por shpërndau një mesazh pozitiviteti duke konfirmuar dashurinë e pakushtëzuar për vetën, si për të na treguar që nuk u kushton shumë rëndësi fjalëve të të tjerëve.
“Kërkoj falje për vitet kur të shpërfilla, për vitet kur isha e verbër para madhështisë tënde. Ti paske qenë magji gjatë gjithë kohës. Një shënim për veten, nga vetja.”, thuhej në postimin e TAYNA-s që u fshi.