Pra TOTO është?!
Modelja Oriola Marashi është një ndër femrat më të komentuara të shoëbiz-it shqiptar. Ajo di të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes me pozat e saj provokuese, por edhe me komentet pikante që shkëmben me fansat e saj.
Pasi mori pjesë në këngën “TOTO” të Noizyt, së fundmi e kemi parë në jug të vendit ku po realizon një projekt të ri që të themi të drejtën nuk e dimë tamam tamam se çfarë është.
Mirëpo ka publikuar disa foto në të cilat është shfaqur shumë seksi dhe e tillë ishte foto e fundit e postuar në Instagram, por që e fshiu shpejt.
Ajo është shfaqur topless me një palë të brendshme braziliane, teksa qëndron e shtrirë në breg të detit ku ka treguar linjat e saj seksi. Sigurisht reagimet ishin të shumta në aq pak minuta sa ajo e mbajti foton në profilin e saj, sepse kishte zgjedhur një përshkrim shumë interesant dhe provokues.
"Toto im është më e mirë se toto juaj", shkruan Oriola dhe siç dihet tashmë, fjala "Toto" vjen nga vendet afrikane dhe i referohet organit gjenital të femrës.