INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Pse e mban Hanën larg babait''/ Fansat ''kryqëzojnë'' Loredanën pasi Mozzik i preku të gjithë me këngën, reagon reperja!

''Pse e mban Hanën larg babait''/ Fansat ''kryqëzojnë'' Loredanën pasi Mozzik i preku të gjithë me këngën, reagon reperja!

Publikuar më: 12:33 24-09-2022

Të dua” e Mozzik e lançuar disa orë më parë, duket se ka nxitur dukshëm reagimin e Loredana Zefit por edhe të fansave të tij. Reperi i dedikoi një tjetër këngë vajzës së tij, Hanës. Mozzik kishte shkrirë në vargje të gjithë ndjesitë e një babai, i cili nuk e sheh dot të bijën e tij të rritet pasi e ka larg.

Dhe në këtë histori nuk kishte si të mungonte edhe Loredana, ku reperi nuk nguroi të hidhte “akuza” ndaj saj. Pas kësaj Zefi si rrallëherë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk munguan pyetjet rreth Mozzik dhe vajzës së përbashkët, Hanës.

Fansat të cilët duket se janë prekur nga kënga e reperit e kanë pyetur Loredanën se përse e ka larguar Hanën nga Mozzik.

“Përse e ke larguar Hanën nga babai i saj?”- e pyeti ndjekësi ndërsa këngëtarja është përgjigjur e irrituar: “Nuk do ta bëja kurrë një diçka të tillë!!!”

-640-0-632dfcf2f0d75.jpg

 

Gjithashtu nga mënyra si është shprehur Mozzik në këngët e tij në lidhje me ndarjen nga Loredana, gjithmonë është aluduar në rrjet së arsyeja ka qenë tradhtia.

 

“A e ke tradhtuar ishin?”- “Jo,”– u përgjigj e bindur reperja.

Edhe herë të tjera Zefi e ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë dhe e pyetur se çfarë i mungon Hanës, artistja me plotë gojë u shpreh: “Një vëlla.”

 

Çifti i dha fund lidhjes pas ribashkimit verën e 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj. Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik.

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492