INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse e ndërroi Edi Rama emrin sipas Berishës. Reagon Ruçi...

Pse e ndërroi Edi Rama emrin sipas Berishës. Reagon Ruçi...

Publikuar më: 13:49 26-05-2016

Në formularin e vetëdeklarimit për çështjen e dekriminalizimit, kryeministri Rama ka bërë publike ndryshimin e emrit të tij nga Edvin në Edi, e në fakt, Sali Berisha nga foltorja e kuvendit ka një shpjegim. Ai ka thënë se Edi Rama ka ndryshuar emrin për shkak të akuzave të Kadrovskit.

Berisha bëri thirrje Ramës: ‘’Të vijë këtu të tregojë se nga Edvin u bë Edi, për shkak të akuzave të Kadrovskit.”

Ish kryeminisitri ka akuzuar Ramën se ai ka mbledhur kriminelë nga veriu i Shqipërisë.

Vite më parë, i njëjti sulm i është bërë kryeministrit edhe nga kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Edi Paloka dhe ai ka përdorur emrin e Kadrovskit.
Duke i thënë: “Zoti Rama, mbi ju rëndojnë akuza më të rënda të trafikut të drogës, rëndojnë lidhjet me klanin Gina, me të cilin ndërtove një ndërmarrje të përbashkët  “Kino republikën”, pastaj i more pasurinë dhe shtëpinë, rëndojnë akuzat e Kadrovskit, që të akuzon me shkrim pranë autoriteteve Italiane, se i ke vrarë të shoqen për një thes drogë.”

Ndërsa Berishës iu përgjigj Kreu i Grupit të PS, Ruçi, i cili i kujtoi demokratëve ngjarjet e 1996 ku është ushtruar dhunë. Ai theksoi se gjithësesi kurrë nuk i thanë Berishë tradhëtar dhe kriminel. Ruçi kërkoi që për akuzat e Berishës kundrejt Ramës të mblidhet Byroja parlamentare dhe Sali Berisha të pezullohet nga senacat për 10 ditë.

Edhe debati jug - veri u rikthye ne seancë. Ruçi akuzoi Berishën për ndarjen e vendit. Po Berisha i tha se ai është papagall i Ramës, që nuk i duron dot veriorët, madje ai i akuzoi të majtë si albanofobë.

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083