E nëse dikur ata këndonin bashkë këngën “Do të marrë malli”, këtë herë, pas kaq shumë vitesh rikthehen me një këngë tematika e së cilës është shumë e ndjeshme dhe prek shumë persona.
Njëra prej tyre të cilën teksti i këngës së Florit dhe Ledrit e ka prekur jashtë mase është edhe Morena Taraku. Kjo këngë i ka kujtuar asaj fundin e fëmijërisë, periudhën më të vështirë të jetës kur iu desh t’i thoshte “lamtumirë” personit më të shtrenjtë për të, mamasë.
Kjo e fundit vuante nga kanceri dhe vajza në klip i kujton Morenës mamanë e saj pa flokë për shkak të sëmundjes. Një humbje të tillë Morena nuk do ta harrojë kurrë dhe shpesh nëpër postimet e saj kujton mamanë e cila i mungon shumë. Duket se Flori dhe Ledri po e arrijnë qëllimin që me anë të kësaj kënge të sensibilojnë shumë persona rreth kësaj sëmundje.