INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse e quajmë ''Tregu i Gabit''? Me siguri ky detaj do ju habisë të gjithëve

Pse e quajmë ''Tregu i Gabit''? Me siguri ky detaj do ju habisë të gjithëve

Publikuar më: 14:22 27-04-2018

Vështirë se dikush prej nesh nuk ka blerë qoftë edhe një herë të vetme në tregun e veshjeve, sendeve të përdorura, ose siç i quajmë ndryshe, në tregun e gabit.

A e dini se pse ka këtë emërtim të tillë ky treg, kur realisht kemi të bëjmë me objekte, sende, veshje të dorës së dytë?

E ftuar në “Rreze Dielli”, sociologia Entela Binjaku sqaroi:

Në fillesat tona të pas ’90 ishin pikërisht kjo pjesë e shoqërisë sonë, që karakterizohet nga ecja, lëvizja, qarkullimi, që i futën objektet e përdorura një herë, veshjet, rroba, çanta, sende elektroshtëpiake etj. Që atë moment, iu atribuua atyre, komunitetit rom dhe mbeti kështu. Njerëzit nuk u thelluan më të gjenin një emër tjetër, por realisht emërtimi është i padrejtë. Ato janë mallra të dorës së dytë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102