Shokët nuk e lejojnë njëri-tjetrin ta godasin në fytyrë, por Ed Sheeran dhe Justin Bieber nuk janë si ata shokë që thjesht pinë birra kur janë pushim. Në një intervistë të re për “The Guardian”, këngëtari britanik ka treguar një histori qesharake me Bieber në një klub golfi.
“Ishim në Japoni. Dolëm në një klub, ai ka pirë vetëm ujë, ndërkohë që unë u bëra më shumë se tapë. Më pas shkuam për golf, ai u shtri në dysheme dhe vendosi topin e golfit në gojë, dhe më tha ta godisja atë.”
Dhe gjërat përfunduan ashtu siç të gjithë e prisnin, ai goditi në shenjë, pikërisht topin dhe jo faqen e Bieber. Epo nuk paska qenë aq tapë sa tha në fillim të intervistës!