Gjigandi i teknologjisë Apple prezantoi mbrëmjen e kaluar celularët e rinj iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus. Mirëpo shumë fansa u shprehën të zhgënjyer duke thënë se përveç disa përmirësimeve të vogla dhe largimit të portës së kufjeve nuk sollën diçka ndryshe nga modelet e mëparshme. Por, kjo siç duket është bërë qëllimisht nga Apple në mënyrë që celularin më të mirë ta krijojë pas tyre, pra në 10 vjetorin e iPhone.
Sipas disa eksperëtëve Apple ka ndërmend një ridizajnim të madh të iPhone më 2017, Është pothuajse e sigurt se iPhone i vitit 2017 do të ketë një ekran më të madh dhe një dizajn tërësisht prej qelqi. Madje, thuhet se në vend të butonit aktual, sensorët e shenjave të gishtit do të ndërtohen brenda në ekran, në mënyrë që sistemi Touch ID i kompanisë të funksionojë.