Elvana Gjata është njëra ndër këngëtaret më “in” ashtu si edhe karriera e saj muzikore.
Edhe kënga “Njësoj” e cila u publikua në korrik, e përktheu suksesin e saj me më shumë se 5 milionë klikime. Por ndryshe nga sezonet e tjera të verës kur e shihje me një axhendë tejet të mbushur me koncerte, Elvana këtë herë çudit teksa i anullon të gjitha ato dhe vendos të bëjë disa pushime të gjata duke iu kushtuar plotësisht vetes.
Ndërkohë që 29 vjeçarja shijon pushimet, ka menduar edhe për fansat. Elvana është në përfundim të albumit të saj të tretë për realizimin e të cilit me siguri ka punuar me Florin.