Me siguri të gjithë ju ia keni bërë njëherë vetes apo miqve tuaj pyetjen: “Po Ami pse nuk ka qenë pjesë e një prej filmave të Ermalit si protagoniste?!”
Epo përgjigjen e kësaj pyetjeje na e ka dhënë vetë Ami e ftuar në emisionin “Rudina”. E pyetur se pse nuk ka marrë pjesë tek asnjë film i Ermalit, ajo u shpreh kështu:
“Me thënë të drejtën ka pasur një propozim në filmin e parë për një rol episodik që unë nuk pranova. Kisha arsyet e mia në atë periudhë, isha me vajzën e vogël dhe jo vetëm kjo, por që nuk mendoja që duhet ta luaja atë rol pikërisht në filmin e Ermalit, tek filmi me Elvanën “Dy gisht mjaltë”.
Ma kanë bërë shumë shpesh këtë pyetje, pse nuk je në ndonjë nga filmat e Ermalit dhe përgjigjia më vjen shumë spontanisht sepse nuk kam pse të jem. Ne e kemi shumë të qartë punë e secilit dhe për më tepër që bashkëshorti ka atë pozicion, është dhe producent i filmave të tij dhe nuk do doja kurrë që të merrej si e mirëqenë që Ermali e ka në dorë t’i bëjë filmat vetë, ja tani futi dhe Amin, herën tjetër do jetë dhe djali, kështu që… Unë do e mendoja dy herë një propozim nga Ermali sesa nga dikush tjetër. Por nuk e përjashtoj si mundësi, ai ka atë rrugë, rruga është shumë e gjatë e kinematografisë kështu që nuk i dihet. ”