Në programin e fundjavës “Një kat më lart” moderatori Ermal Peçi mirëpriti juristen Eni Çobani. Pjesa e saj “Shihemi në gjyq” në programin e së dielës vijon të jetë shumë e ndjekur ndaj nuk mund të mungonte në bisedën e shtëpisë së IN.
Ermali i thotë Enit, se ai, por i bindur dhe shumë të tjerë, qeshin gjithmonë teksa ajo në nisje të çdo seance përshëndet çdo shqiptar anë e mbanë botës. Si lindi përshendetja e famshme, është krejt e sinqertë apo bëhet edhe për një vëmendje më shumë? Ja si i përgjigjet ajo Ermalit:
“Më shkruanin shumë. Më shumë më shkruanin nga jashtë sesa shqiptarët këtu. Ma kërkonin vet që ti përshëndesja. Në fillim edhe vet Arditi habitej. Nuk ka nisur që në startin e programit, por më vonë më shkruanin shumë. Mos i bëni të gjitha marketing, është e vërtëtë. – tha Eni.
Duke qeshur të dy,Ermali e pyet nëse i kanë sjell dhurata nga jashtë ndërsa Eni thotë se përveç dashurisë dhe gjërave elektronike, asgjë tjetër më shume. Po para a i kanë ofruar që historitë e të interesuarvë të futen sa më shpejt në program? Çfarë ka bërë ajo në këto situata? Zbuloni përgjigjen pas minutës 4-të të videos nga “Një kat më lart”.