Ishte eventi ku morën pjesë gjithë artistët më të mirë të shtëpisë diskografike Ultra Music dhe ajo nuk ishte aty.
Për çfarë arsyeje mund të ketë munguar vallë Era Istrefi? Nëse do të shohim Instragramin e saj, në fundjavën e koncertit, duket se mund të gjejmë një lloj shpjegimi. Artistja bukuroshe i ka dedikuar një urim motrës së saj më të madhe, Norës, për ditëlindje. Të jetë pikërisht ky motivi? Mos ndoshta Era nuk donte të mungonte në ditëlindjen e saj dhe ka refuzuar në këtë mënyrë performancën në këtë koncert kaq prestigjoz përkrah disa prej emrave më në zë të muzikës? Duket e vështirë për t’u besua,r por mbetet një mundësi. Ose ndoshta vetëm 2 këngë nën shtëpinë e re diskografike nuk ishin të mjaftueshme për t’u ngjitur në atë skenë, edhe pse kujt nuk do t’i kishte pëlqyer që të dëgjonte aty fenomenin botëror, “Bonbon”. Ndoshta vitin tjetër...