INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse është e rëndësishme të veprohet nëpërmjet rregullit (disiplinës) në edukimin e fëmijëve?

Pse është e rëndësishme të veprohet nëpërmjet rregullit (disiplinës) në edukimin e fëmijëve?

Publikuar më: 19:57 25-03-2019

Ajo që shumë prindër nuk mund të kuptojnë është se sa e dëmshme mund të jetë për një fëmijë mungesa e vënies së kufinjve. Pa rregullin (disiplinën), fëmijët do të jenë të mangët në aftësitë e rëndësishme jetësore. Ja çfarë kanë konstatuar specialistët:

1. Fëmijëve do iu mungojë vetëkontrolli.
2. Ata nuk do të respektojnë prindërit ose figura të tjera që lidhen me autoritetin.
3. Ata nuk do të dinë se cila është sjellja e duhur.
4. Ata do të jenë imponues,egoistë dhe në përgjithsi një shoqëri e pakëndshmë për të tjerët.
5. Ata nuk do te kenë aftësi sociale, të cilat janë të rëndësishme për të bërë shokë të rinj të tilla si: empatia (krijimi I ndërveprimit me të tjerët),durimi, dhe të diturit sesi të ndajmë me të tjerët.
6. Ata do të jenë të nxitur më shumë drejt sjelljeve negative, të cilat janë të dëmshme dhe potencialisht të rrezikshme për ata vetë dhe për të tjerët.
7. Ata do të jenë të palumtur.

Tipare të fëmijëve që janë rritur nëpërmjet rregullit,pra disiplinës.

Nga ana tjeter,fëmijët të cilët janë rritur në mënyrë të prerë por njëkohësisht me përkujdesjen dhe butësinë e duhur, kanë këto tipare, si më poshtme:

1.Kanë më shumë vetë-kontroll dhe janë më shumë zot të vetes së tyre.
2.Janë më të përgjegjshëm dhe e shijojnë “të qenurit të mirë” dhe të ndihmuarit e të tjerëve në shtëpi,në shkollë dhe të botës në përgjithsi.
3.Ata kanë më shumë vetë-besim.Ata e dinë që mendimet dhe ndjenjat e tyre do të dëgjohen dhe që prindërit e tyre i duan edhe kur ata bëjnë gabime.
4.Ata e dinë që janë përgjegjës për gabimet ose sjelljen jo të mirë të tyre dhe janë më të predispozuar për të bërë zgjedhje të mira sepse ata vërtet e dëshirojnë një gjë të tillë,jo sepse i frikësohen ndëshkimit.
5.Ata janë të këndshëm dhe është kënaqësi të rrish me ta. Ata e kanë më të lehtë për të bërë shokë të rinj.

Faleminderit Lira Gjika për shkrimin e publikuar në intv.al/ 

Article Logic
Execution time: 0.0035531520843506