INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse është mirë të keni vithe të mëdha

Pse është mirë të keni vithe të mëdha

Publikuar më: 15:42 23-12-2017

Të kesh vithe të mëdha në këto kohë të bën të dukesh tërheqëse në sytë e të tjerëve, e si pasojë e kësaj kush nuk ka do ti ketë duke provuar kështu dhe operacionet estetike.

Megjithatë të kesh vithe të mëdha është dhe e shëndetshëm, këtu e kemi fjalën për personat që janë bio.

Madhësia e vitheve varet nga gjenet, të cilat e caktojnë se ku do të akumulohet dhjami, shkenca ka treguar për arsye të shumta se përse duhet ta dashuroni çdo centimetër të asaj që nëna ua ka dhuruar.

Dhjami i vitheve është i padëmshëm.

Ndryshe nga dhjami i tepërt i bardhë në bark, i cili i rrethon organet dhe shpin deri te inflamacionet, shtypja e lartë e gjakut dhe sëmundjet tjera, vithet e mëdha janë të mbushura me dhjam të verdhë, transmeton Telegrafi.

Biologjikisht dukeni më atraktive

Disa psikologë besojnë se meshkujt i preferojnë femrat me vithe të mëdha sepse ato e përmirësojnë pamjen fizike të një femre, e sidomos lakimin e shpinës.

Vithet e mëdha e mbrojnë pjesën e fundme të shpinës

Nëse nuk e keni ditur, vithet e mëdha kontribuojnë në shëndetin e shpinës.

Femrat me vithe të mëdha lindin fëmijë më të mençur

Vithet dhe kofshët kanë acide yndyrore omega-3. Disa shkencëtarë besojnë se kur i jepni gji fëmijës, trupi i merr ato acide për ta përmirësuar kualitetin e qumështit të gjirit.

Për shkak se bebeve ju nevojitet ky lloj acidi për trurin, sistemin nervor dhe zhvillimin e syve, disa biologë besojnë se vithet më të mëdha mund të ‘përkthehen’ në fëmijë më të mençur.

Article Logic
Execution time: 0.0037860870361328