INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse femrat i dërgojnë mesazhe atij që pëlqejnë kur janë të dehura? Do habiteni!

Pse femrat i dërgojnë mesazhe atij që pëlqejnë kur janë të dehura? Do habiteni!

Publikuar më: 12:33 28-12-2018
Kjo temë besoj është diskutuar shumë në ambiente të ndryshme shoqërore.
Sipas intv.al të vjen për të qeshur kur mund të mendoni veten tuaj në kohën kur e keni bërë këtë gjë. Jo më kot, disa verëra franceze e kanë të shkruar në ambalazhet e tyre: fikni celularin, kur të filloni ta pini.
Aq sa është për të qeshur, është edhe për t’u mërzitur, pasi pjesa e pendesës rëndon gjithmonë. Ne kur jemi esëll disa gjëra nuk i shprehim dot dhe subkoshienca jonë në gjendje të dehur bën atë që vërtetë ndjejmë të realizojmë. Sipas intv.al po flasim në rastet kur dërgojmë mesazhe atyre që pëlqejmë, jo vetëm ish-it, sepse me ish-at ia kemi marrë dorën.
 
Ekspertët thonë se nuk duhet të ndiheni keq, pasi keni bërë në fund të fundit diçka që e mendoni dhe ndjeni vërtetë. Nuk duhet të mallkoni veten tuaj, për një mesazh kaq të sinqertë. Lëreni tjetrin ose tjetrën që ka marrë mesazhin të tallet me ju, sepse nëse e bën këtë gjë do të thotë që nuk ia vlen fare. Nëse dikush e ka marrë sinjalin e duhur dhe reagon, do të thotë që mesazhi që keni dërguar në gjendje të dehur ia paska vlejtur. Prandaj, meqë jemi në sezon festash, le të pijmë dhe të bëjmë gëzuar!
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0040988922119141