INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse femrat kanë nevojë për mikeshat e tyre?

Pse femrat kanë nevojë për mikeshat e tyre?

Publikuar më: 13:50 25-10-2016

Nga: Karim Kubiszyn Kampakis

Vite më parë, kur isha në plazh me familjen time, një grup i vogël zonjash rreth të 50-ave më tërhoqën vëmëndjen.

 Pas një vështrimi të shpejtë, e kuptova se bëhej fjalë për një fundjavë vetëm mes grash.

Sinjalet ishin të qarta: kuti të ftohta dhe koktejle, çanta  plazhi që  përmbajnë novela romantike, kapele kashte dhe çadra të futura në rërë.

Por prova më e fortë ishin të qeshurat e tyre. Të qeshura  pa fund, nga ato që  tërheqin vëmendjen dhe kureshtjen e gjithkujt që kap qoftë edhe një rreze të vogël dëgjimi.

Më pëlqente të rrija t’i vështroja ato gra teksa shijonin shpqërinë e njëra-tjetrës. Edhe pse  ishin më të vjetra se unë kam imagjinuar ta vendos veten në këpucët e tyre një ditë, për të parë nëse mikeshat e mia të vjetra  janë të afta  për të më bërë të ndihem sërish e re.

Atë pasdite takova dy prej tyre në ashensor të cilat  dukej që ishin kënaqur shumë  sepse buzëqeshën dhe tundën kokën.

Njëra prej tyre tha: "Oh, ne argëtohemi vërtet. E kemi vazhduar këtë traditë me udhëtim në det për njëzet vite edhe pse kemi kaluar shumë gjëra në jetë; divorce, vdekje, kancer, papunësi por asnjëherë mos e humbni kontaktin me miqtë tuaj sepse ata janë një thesar. Sa më i vjetër të jetë miku juaj, aq më shumë do ta doni ju atë.

Bisedat lënë gjurmë dhe me kalimin e viteve prania e tyre do të jetë edhe më e nevojshme.

Tani që i kam kaluar të dyzetate kuptoj se sa realë janë divorci, vdekja, kanceri dhe probleme të tjera të rënda të jetës.

E kuptoj se ajo që po kërkonin të më thonin ishte vënia në dukje e rëndësisë së miqve.

Shkurtin e kaluar zbulova se këshilla e atyre femrave ishte e vlefshme kur mikesha ime e dashur Emily, humbi bashkëshortin në një aksident ajror. Emily dhe Joe nuk ishin një çift çfarëdo. Ishin miqtë më të mirë që në moshën 15 vjeçare dhe kishin një histori të mrekullueshme dashurie. Mes tyre kishte diçka speciale dhe ta shihje të përfundonte kaq shpejt dhe papritur ishte shumë e papranueshme.

Vdekja e Joe goditi me dhimbje shumë persona, por mes gjithë asaj tragjedie, kishte patur edhe shumë DASHURI.

Një herë teksa lashë shtypinë e Emily-t, një ditë pas vdekjes së Joe, hypa në makinë dhe fillova të reflektoj mbi gjithçka kisha qenë dëshmitare.

Vazhdoja të mendoja mbi gratë që kishin bërë jetë si të Emilyt dhe të cilat vazhdonin të mbijetonin mbi gjithçka.

Dhe ishte pikërisht prezenca e miqve të saj në çdo fazë të jetës (adoleshencë, universitet, punë) që e ndihmuan të kalonte këtë periudhë kaq të vështirë të jetës së saj.

Gjejeni çfarë?  Ndërhyrja e Emily-t nuk ishte e nevojshme në punë të ndryshme sepse miqtë e saj të vjetër mbushnin vendet bosh në vendin e saj.

Shtëpia e Emily-t ishte e mbushur gjithnjë nga mikeshat. Mikeshat tona nuk mund të na shpëtojnë, vetëm Zoti mundet. Por janë në gjëndje të na ndidhmojnë dhe suportojnë edhe në tragjeditë më të rënda. Dinë të na lexojnë mendjen dhe emocionet dhe me instiktin e tyre kuptojnë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe e bëjnë.

Dinë të dëgjojnë, të kuptojnë. Është e vështirë të vazhdosh të ruash shoqërinë ndërkohë që je e zënë duke u kujdesur për fëmijët. Por ka edhe ditë që nuk ke kohë dhe energji.

Por diçka kam mësuar duke vëzhguar Emily-n në përditshmërinë e saj. Kishte mësuar të ishte e fortë, i dilte përballë problemit. Dhimbja të ndihmon të qëndrosh në këmbë , por miqtë dhe familja të mbajnë dorën teksa ecën para. Të ndihmojën të gjesh një “normalitet” tjetër.

Të shoqërojnë në leksionet e jogës, dërgojnë fëmijët e tu për të ngrënë një akullore, planifikojnë shëtitjen tuaj në det gjatë festës së nënës, dërgojnë qenin tënd të bëjë shëtitjen e radhës , të dërgojnë fjalë kurajuese, vazhdojnë të të vizitojnë për të parë si je dhe të të demonstrojnë dashurinë e tyre në një milionë mënyra afeksioni të sinqertë.

“Mos i humb kurrë kontaktet me mikeshat  e tua zemër. Sa më shumë të plakesh, aq më shumë do të kesh nevojë për to. Ato gra kishin të drejtë dhe këtë e kuptoj tani që shoh këto gra të argëtohen.

Sigurisht, kemi nevojë  për praninë e meshkujve  të jashtëzakonshëm në jetën tonë  sepse kanë një rol thelbësor.

Por një mashkull nuk është i destinuar të kuptojë ashtu siç një grua di.

Por që të kesh mikesha të mira, së pari duhet të jesh vetë një mikeshë e mirë. Shpresoj që kjo histori të shërbejë për t’iu kujtuar që nevoja për t’i patur afër mikeshat si në momentet e mira ashtu edhe në ato të këqija, me të qeshura dhe me lot...

Kështu, një ditë kur të jeni sërish në një plazh , do të jetë një histori për tu treguar. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038628578186035