INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse femrat mund të ndiejnë dhimbje gjatë aktit seksual?

Pse femrat mund të ndiejnë dhimbje gjatë aktit seksual?

Publikuar më: 10:51 08-06-2017

Ka kaq shumë fjalë për ta përshkruar një marrëdhënie intime, por “ e dhimbshme” është fjala që askush nuk do të donte të zgjidhte për të përshkruar marrëdhënien e vet.

Seksi duhet të jetë gjithnjë i pëlqyeshëm nga të dy partnerët dhe mos të shkaktojë pakënaqësi. Më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet se përse seksi mund të jetë i dhimbshëm për femrën.

Ju nuk jeni të lubrifikuara. Ndonëse vagina juaj është vetëlubrifikuese, ndodh që për arsye të ndryshme ju të vuani nga thatësia vaginale. Lexoni këtu si ta zgjidhni këtë problem.

Ju jeni alergjike ndaj lodrave dhe produkteve që mund të përdorni gjatë aktit.

Lubrifikantët bëhen me kimikate të ndryshme që mund të çekuilibrojnë pH e vaginës. E njëjta gjë vlen edhe për kondomët me përmbajtje lateksi.

Qimet pubike mund ta bëjnë gjithashtu një eksperiencë të pakëndshme dhe të dhimbshme seksi.

Ju sapo keni lindur! 4 deri në 6 javë pas lindjes femra nuk duhet të kryeje marrëdhënie seksuale, në të kundërt seksi do të jetë mjaft i dhimbshëm.

Ju keni një infeksion apo sëmundje seksualisht të transmetueshme. Këto të fundit mund ta bëjnë seksin gjithashtu të dhimbshëm.

Nëse për një kohe të gjatë nuk keni kryer marrëdhënie seksuale, do të ndiheni si një virgjëreshë ne shtrat.

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889