Ekspertët kanë gjetur disa arsye, pse ndodh kjo gjë, pra që mashkull ngacmohet më shumë kur është me partneren e tij.
Problemin e ka mashkulli, apo femra tjetër që nuk i heq sytë prej tij? Në këtë artikull intv.al, ka zgjedhur disa gjëra që ndikojnë te ky veprim.
1. Çfarë ka ky mashkull të veçantë përderisa ajo qëndron me të?
Kurioziteti i bën femrat që të shikojnë një mashkull që ka në krah një partnere. Fakti që njëra e ka atë, do të thotë se ka diçka që e bën tërheqës. Po çfarë?
2. Femra që ka në krah nuk është më e mirë se unë
Edhe pse tingëllon shumë keq, kjo është e vërtetë. Sipas intv.al femrat janë egoiste dhe “naive” për guximin që kanë për të flirtuar me një mashkull i cili është i një femre tjetër.
3. Ai rri kot me atë
Ndoshta një çift nuk jep shfaqje dashurie në publik, por kjo nuk do të thotë se nuk e dashuron femrën që ka. Konkurenca, e bën këtë femrën tjetër që është vetëm, të mendojë se ai në fakt po e gjuan dhe nuk e ka mendjen te partnerja e vet. Sa ëndërrimtare!
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega