INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse femrat tërhiqen gjithmonë nga meshkujt e këqinj?

Pse femrat tërhiqen gjithmonë nga meshkujt e këqinj?

Publikuar më: 15:45 11-07-2018

Njerëzit me personalitet patologjik, kanë mundësi më të mëdha, që të gjejnë dikë për një lidhje të gjatë.

Kjo sipas studimit të bërë me njëmijë njerëz, femra dhe meshkuj që kanë treguar tendenca të sëmura apo patologjike, si sjellje neurotike dhe impulsive.

Studimi ka treguar se disa ekstreme të bëra bashkë, ndihmojnë për të arritur sukses në lidhjet romantike.

Grupi studiues, ka përfshirë një numër të madh të femrave dhe meshkujve, me një gamë të personaliteteve të ndryshme patologjike.

Sipas Scientific America, në këtë grup kanë bërë pjesë ata që kanë sëmundje të diagnostifikuar, deri tek ata që nuk kanë asnjë.

Të gjeturat e studimit, tregojnë se ata që kanë pasur çrregullime mendore dhe sjellje jo të mira, kanë pasur lidhje më të mirë, me grua respektivisht burrë dhe fëmijë.

Ndryshe, ata që kanë pasur një mendje të kthjellët dhe normale, kanë rezultuar me lidhje më të dobët, si pasojë e kërkesave të tyre të mëdha.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658