INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse femrat xhelozojnë për ish-të dashurën e partnerit të tyre? 3 Faktet surprizuese!

Pse femrat xhelozojnë për ish-të dashurën e partnerit të tyre? 3 Faktet surprizuese!

Publikuar më: 15:02 23-01-2017

Mesa duket femrat janë më shumë kurioze të dinë rreth ish-të dashurës së partnerit të tyre.

Pse ndodh kjo gjë? Ndoshta mosbesim? Ju sjellim, sipas intv.al disa arsye që ato fiksohen te e kaluara në çift e partnerit që janë momentalisht.

1. Çfarë kishte diçka që unë nuk e kam?

Krahasimi i bën femrat të vuajnë shpirtërisht. Fakti që partneri ka qëndruar në lidhje me të dikur, diçka e ka tërhequr te ajo. Mos kërkoni të gjeni gjërat e veçanta te ajo, sepse secili ka diçka që tjetri nuk e ka. Nuk do fitoni asgjë, vetëm humbje kohe!

2. Kontrollojnë çdo foto që kanë bërë së bashku në rrjetet sociale

Vendi ideal për të gërmuar për informacione, është rrjeti social. Ato lodhen duke parë, çdo like, apo koment në foton e tyre që kanë bërë dikur së bashku. Mos harroni, se e kaluara nuk do ndryshojë asgjë në lidhjen tuaj aktuale. Sërish, fiksim koti!

3. I dërgojnë mesazhe kërcënuese 

Nëse nuk jeni të sigurta për të dashurin tuaj, pse rrini me të? Mendoni se ish-i  është problemi juaj në çift? Sipas intv.al, nëse dyshoni për diçka meruni me të dashurin tuaj, jo me atë që ai ka pasur në të kaluarën. Çfarë faji ka ajo, nëse ai i dërgon mesazhe? Tjetra nuk përfaqëson lidhjen tuaj.

Burimi: Your Tango

Përshtati: Anisa Bega

Article Logic
Execution time: 0.0041508674621582