INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse femrat zgjedhin “bosin”?!

Pse femrat zgjedhin “bosin”?!

Publikuar më: 13:50 21-03-2017

Nga Anisa Bega

Në ditët e sotme, po vihet re edhe më shumë fakti se femrat po zgjedhin “bosin”  dhe as nuk i shkon në mendje të mundohen  të njohin shpirtin e dikujt që nuk është “bos”. Këndvështrimet janë të shumta, sepse ky fenomen ka ndodhur që me lindjen e njerëzimit. Femra, është prirur për të admiruar më shumë mashkullin me pushtet që i mundësonte një status dhe një jetë më të mirë. Ndoshta kjo është mënyra më e lehtë për të arritur drejt një jete si në përralla?!

Le të ndalemi pak te përrallat. Që në fëmijëri kemi dëgjuar përralla, ku vajza e varfër dashurohet me princin dhe ai çmendet për të, edhe pse ajo nuk rridhte nga një familje mbretërore. Pothuajse çdo subjekt i një përrallë, apo filmi tregon se perfekti është mashkulli  i pasur, i bukur që çdo femër do dëshironte ta kishte pranë. Atëherë, pse i gjykojmë ne femrat që zgjedhin të kenë si partner “bosin”, i cili i jep një jetë të bukur?!

Materialist është çdo njeri, por secili synon sipas mundësisë së vet.  Rrjetet sociale japin më shumë mundësi të shohim më nga afër realitetin e sotëm, të këtyre femrave që bëjnë një jetë më të shtrenjtë, krahasuar me punën, apo gjendjen e tyre ekonomike( pa ndihmën e sponsorit).

Ndoshta, shprehja “Zgjodha njeriun”, po zbehet nga realiteti ku po jetojmë. Histori të ndryshme kemi dëgjuar, ku meshkujt përpara se të nisin të ngacmojnë  një femër, i tregojnë sa të pasur janë dhe çfarë zotërojnë në jetën e tyre. Madje, ka nga ata që thonë “ do të mbaj si princeshë, mos të të mungojë asgjë”. Mesa duket ka dalë si trend i ri ky lloj ngacmimi?!  Rastet, kur femrat as që duan t’ja dinë për pasurinë që ka një mashkull përbëjnë një habi të madhe në ditët e sotme. Presim, në vazhdimësi  si do shkojë situata, pasi nuk dimë si ta quajmë: materializëm, apo…?! 

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715