INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Pse gënjeni fëmijët?! Librat mungojnë, nuk janë të gjithë..."

Publikuar më: 17:22 31-08-2016

Nga Manjola Zeka

Mjaft më, mos u bëni bajat! Mjaft më, mos nxitoni të dilni me deklarata për tu dukur të mirët e dynjasë! Mjaft më, mos i sorollasni më prindërit dhe fëmijët, duke i dërguar në librari. Libra nuk ka. Ose më sakte nuk janë të gjithë. Dhe e dini pse? Sepse tenderi i pullave në Minsitrinë e Arsimit përfundon me datë 5 Shtator. Kjo është përgjigja, që unë mora sot, kur shkova për të blerë librat e fëmijëve. Për klasën e 9-të, mungonin fizika, informatika, Anglisht-Frengjisht, e ndërsa për klasën e 6-të, mungonin pothuajse të gjithë. Nuk mora gjë.. Mungesa kishte në të gjitha klasat, duke filluar nga vogëlushët e abetares..Nuk është hera e parë, ky avaz është gjithmonë, çdo fillim viti. Pa dashur të gjykoj njeri, pse u dashka lënë ky tender pikërisht për tani?!, pse duhet që një fëmijë në klasë të parë, t’i mbushen sytë me lot, kur nxiton për të marrë librat dhe kthehet pas, se nuk janë të gjithë? pse duhet që të shtyhemi në radhë, ditët e fundit se mos ngelim pa libra.. deri kur do vazhdojë kështu?! Nuk kisha ndërmend të shkruaja asnjë radhë. Po lexoja titrat, ku thuhej, nxitoni se librat janë pranë librarive afër shkollave. Pse nuk i bëni një herë punët taman, por gjysma-gjysma? Pse gënjeni???

Article Logic
Execution time: 0.0042290687561035