INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Gigi dhe Bella Hadid janë kaq të suksesshme?

Pse Gigi dhe Bella Hadid janë kaq të suksesshme?

Publikuar më: 14:19 07-04-2016

Zbulohet sekreti i suksesit të motrave Gigi dhe Bella Hadid në fushën e modelingut.

Ajo e ka emrin Naomi Campbell! Duket se suksesi i përbashket në fushën e modelingut të dy motrave bukuroshe nuk është rastësi pasi të dyja ato kanë marrë disa këshilla të vlefshme nga supermodelja 45 vjeçare. Ishte vetë Campbell, e cila gjatë karrierës së saj është kthyer në aktore, ajo që ka bërë të ditur lajmin. Në një intervistë në talk show-n e Wendy Williams, Naomi rrëfeu se Gigi dhe Bella erdhën tek hoteli i saj për t’i kërkuar këshilla dhe ajo i ndihmoi me shumë kënaqësi. Madje ajo e mori aq seriozisht sa filloi punën e saj në moment, duke i bërë vajzat të sfilonin aty para saj, në koridorrin e hotelit. Pavarësisht se njerëzit dilnin nga ashensori dhe kalonin duke i parë, Naomi i tha vajzave të mos ndalojnë pasi ato që i shihnin ishin “publiku i tyre”. Më pas Campbell e mbylli rrëfimin duke thënë se motrat Hadid janë vajza shumë punëtore dhe është e lumtur që i ka ndihmuar sado pak.

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881