Zëri femëror që dëgjohet në hitin e kampionatit botëror “Rusi 2018”, është i yllit shqiptar, Era Istrefit. Nuk ka shqiptar që nuk mbeti pa e komentuar pjesëmarrjen e këngëtares Era Istrefi, në himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit dhe komentet për të ishin me të vërtetë shumë pozitive saqë e krahasuan edhe me këngëtaren nga Barbadosi, Rihanna.
Por sigurisht që ka edhe shumë nga ata fansa të cilët nuk janë të kënaqur aspak nga kjo këngë e cila do të jetë zyrtarja e Botërorit dhe në postimin e profilit zyrtar të “Fifa World Cup” në Instagram kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj këngës duke e quajtur “të tmerrshme” dhe pjesa më e madhe kanë kërkuar Shakirën, pasi kënga e saj “Ëaka Ëaka” e botërorit të 2010-ës, ka bërë namin.