INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse hidratimi është i rëndësishëm në këto ditë të nxehta

Pse hidratimi është i rëndësishëm në këto ditë të nxehta

Publikuar më: 13:13 06-08-2017

Surfing, hiking, plazh…mos harroni të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës.

Pse hidratimi është i rëndësishëm?

Trupat tanë kanë nevojë për një sasi të caktuar të ujit për të punuar normalisht.

Uji transporton lëndë ushqyese dhe oksigjen në qeliza dhe ndihmon trupin të absorbojë mineralet dhe lëndët ushqyese. Ai gjithashtu mbështet shumë nga proceset e trupit, duke përfshirë metabolizmin.

Sa ujë duhet të pi?

Nuk ka rregull të artë që thotë se sa duhet të pini çdo ditë. Sa ujë pin një person gjithashtu varet nga individi.

Si ta kuptoj që jam hidratuar?

Kontrolloni urinën tuaj. Nëse është e qartë ose e zbehtë, atëherë jeni në rrugën e duhur. Nëse është më e errët, vazhdoni të pini më shumë ujë.

Disa këshilla për të siguruar hidratim të mirë:

Mbajeni shishen tuaj të ujit me vete, kështu mund ta mbushni atë sa herë që të jetë e mundur.
Filloni të pini ujë edhe para se të keni etje.
Hidratohuni para, gjatë dhe pas ushtrimit ose kalimit të kohës në plazh.
Shmangni pijet që përmbajnë kafeinë si kafe, çaj i ftohtë, të cilat kanë tendencë për të tërhequr ujë nga trupi dhe t’ju dehidratojnë.
Provoni ujin me një fetë me kastravec, limon ose nenexhik, por jo rregullisht sepse prish smaltin e dhëmbëve.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334