Ajo dikur ishte një nga personazhet më të adhuruar, por me lëvizjen e saj të fundit duket se është kthyer zyrtarisht në një "ish".
Taylor Swift ka deklaruar në raste të panumërta se është një feministe. Ajo madje ka edhe një “skuadër vajzash” dhe shprehet shumë krenare që mbështet mikeshat e saj. “Fuqia e femrës” është ekzaktësisht brandi i saj dhe një nga arsyet pse ka një numër të pafundëm adhuruesesh.
Por ndërkohë që shumë personazhe VIP, ku përmendim Rihanna, Zendaya apo Miley Curys, u bënë pjesë e demonstrimeve për Marshimin e Gruas, Swift mungonte.
Couldn't be more proud....I am here, we are here!!! #WomensMarch pic.twitter.com/HibJJlcTTC
— Zendaya (@Zendaya) January 21, 2017
Në vend të daljes publike, ajo dërgoi mbështetjen e saj nëpërmjet një postimi në Twitter.
Diçka e tillë tërboi një pjesë të mirë të fanseve të saj, të cilët u ndjenë të tradhëtuar nga ajo. Ndërkohë që shumë të paktën ishin ata që e mbrojtën, pjesa dërrmuese komentoi se Taylor sillet si feministe vetëm kur asaj i intereson kjo. Mendoni edhe ju që yllit të pop më të madh në botë po fillon t’i dalë boja?