Adrola Dushi një modele mjaft e njohur, fituese çmimesh dhe Eugent Bushpepa këngëtari i stilit rock, i cili na përfaqësoi në “Eurovision” vitin e kalaur.
Çfarë do t’i bënte bashkë dy persoanzhet e njohur përveç të qënurit patriotë nga Rrësheni.
“Revista Who” ka mësuar se bukuroshja dhe këngëtari do të xhirojnë një klip së bashku. Adrola do të jetë protagonistja kryesore në këtë mënyrë.
Klipi i është besuar Renuar Locajt, një prej fotografëve më të njohur shqiptarë, i cili po ashtu është me origjinë nga Rrësheni.
Xhirimet kanë nisur, ndërkohë që kjo është hera e parë që Adrola pranon të jetë imazhi kryesor i një projekti muzikor.