INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Pse ishin meshkuj?’ Shqipja ‘DISS’ konkurrentëve në ‘Për’puthen’: ‘Do doja një ‘date’ me Noizyn!’

‘Pse ishin meshkuj?’ Shqipja ‘DISS’ konkurrentëve në ‘Për’puthen’: ‘Do doja një ‘date’ me Noizyn!’

Publikuar më: 19:30 06-12-2020

Në puntatën e djeshme të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca ishte e ftuar një nga ish-konkurrentet e emisionit “Përputhen” Shqipe Hysenaj.

Gjatë sfidës “Ndaje ose kovën..” pyetja për të ishte: “Shqipe, tani që je bërë e famshme duam të dimë se cili është personazhi i famshëm shqiptarë që të ka ngacmuar si dhe me cilin nga meshkujt e showbiz-it, do të doje të kishe një “dating”. Ndaje me ne në “Shiko Kush LUAN” ose kovën…”

Ajo zgjodhi që kësaj pyetjeje t’i jap një përgjigje e të mos pranonte të shihte atë ç’ka fshihte kova sipër saj.

Sipas Shqipes në fakt nuk ka ardhur ende një personazh i famshëm shqiptar që ta ngacmoj këtë të fundit, e nga ana tjetër lidhur me pjesën e dytë të pyetjes, Shqipja u shpreh se artisti shqiptar me të cilin ajo do të donte të kishte një “date” është reperi Noizy.

Kujtojmë se në fillim të lojës së “ringut” përballë personazheve të “Për’puthen” Shqipja u bëri një “diss” meshkujve të programit duke mos i quajtur të tillë.

“Pse ishin meshkuj?”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen” teksa fliste me Rezin, kapitenin e skuadrës së saj në “Shiko Kush LUAN”.

https://www.youtube.com/watch?v=KVAG2ggD2BA&feature=share
Article Logic
Execution time: 0.0047178268432617