INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse jane kaq të lidhur Kristi dhe Ori? Një telefonatë sqaron gjithçka [VIDEO]

Pse jane kaq të lidhur Kristi dhe Ori? Një telefonatë sqaron gjithçka [VIDEO]

Publikuar më: 13:39 11-03-2018

Fituesi i programit ‘C’est la vie’ Kristi Karkanaqe ishte i ftuari i radhes në programin “Një kat më lart” me moderator Ermal Peçi. Këngëtari i cili spikati me muzikën e tij në rrugët e Tiranës tregon se spektakli nga ku doli fitues e ndihmoi shumë për të promovuar punën e tij, madje tashmë ofertat për ta bërë pjese të aktiviteteve të ndryshme kalojnë edhe metropolin.
Në spektakël por edhe pas tij u ndje lidhja e fortë me një tjetër konkurente, Ori Kuçi. Edhe në mediat e tyre sociale ata shkruajnë me shumë dashamirësi për njeri-tjetrin aq sa Ermali dëshiron të dijë se çfarë i lidh kaq fort, si e konsideron Kristi raportin me Orin. Këngëtari tregon se lidhja me të ishte e natyrshmë që në njohjen e tyre të parë. Ai shkon deri aty sa thotë që mes tij dhe Orit do kishte preferuar të fitonte ajo. Një emër për raportin e tyre? Ermali telefonon Orin në emision e cila thotë:
“Une jam artieria e Kristit. Në jetën e Kristit, sikurse ai në timen, ne jemi dy njerez që ingranojmë njëri-tjetrin për të ecur përpara”
Ermali dëshiron të dëgjoj nga Ori diçka që ajo nuk pëlqen nga ai, por jo vetëm. Zbuloni më shume pas minutës se 11-të në videon e mëposhtme.

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604