Para disa muajsh ajo u shpreh se Mc Kresha nuk pranon të vijë në emisionin e saj dhe bëhet fjalë për një detaj të vogël që ne nuk e kemi mësuar ende.
“Mc Kresha vetëm për një detaj të vogël, nuk vjen i ftuar më tek ne. Nuk e di përse, ama nuk vjen më në Prive'” – tha moderatorja Liberta Spahiu.
Dhe askush më mirë se përveç tyre nuk mund ta zgjidhë më mirë këtë hatërmbetje dhe Mc Kresha ka folur lidhur me këtë ngjarje. I ftuar në të njëjtin emision, MC Kresha tregoi se gjërat mes tyre mund të qetësohen vetëm me një telefonatë, ku Liberta të kërkojë falje. Ka kohë që s’të kemi parë në një intervistë te ne, përse? – e pyet moderatori Alaudin Hamiti.
“Meqënëse tek ti ka folur Liberta, për këtë punë apo jo?” – ia ktheu ai.
“Ndoshta se ka kaluar shumë kohë…” – tha Alaudini.
“Unë në ‘Prive’ mund të shkoj shumë lehtë. Duhet vetëm një telefonatë e Libertës: “Kresh, çka ka ndodhur, më fal, jemi shokë. Faljen e ke, gjithçka është ok, ka vetëm dashuri mes nesh. Kaq” – u përgjigj MC Kresha.