INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse japonezët duken gjithmonë  të rinj?

Pse japonezët duken gjithmonë të rinj?

Publikuar më: 13:46 19-09-2016
Jetëgjatësia mesatare  e japonezëve është 84 vjeç.
Mesa duket, sekretin kryesor e kanë të ushqimet që konsumojnë. Shkrimtarja japoneze Naomi Moriyama, ka botuar një libër ku sqaron se kuzhina  tradicionale japoneze përmban ushqime që pengojnë shtimin në peshë dhe plakjen. Në to përfshihen: peshk, algat e detit, fruta, soja, orizi, perimet dhe çaji jeshil. Këto ushqime konsumohen  çdo ditë dhe janë  kundër plakjes.
 
Fëmijët mësohen që herët  si të ushqehen shëndetshëm. Ata hanë ngadalë dhe nuk lejohen racione të mëdha. Në vend të bukës, ata përdorin oriz. 
Vakti më i rëndësishëm për ta është mëngjesi.
Japonezët nuk i përdorin shpesh ushqimet me sheqer. Në fund, duhet thënë se japonezët merren me aktivitet fizik, që i ndihmon të ndihen mirë me trupin e tyre.
 
Article Logic
Execution time: 0.0033791065216064