Nëse menduat se çështja “Becky with the good hair” u zhduk, e keni gabim…
dhe nuk është Beyonce ajo që e risjell në vëmëndje, por vetë Jay Z. Ky i fundit ka shpjeguar disa vargje të këngëve të bashkëshortes së tij. Dhe sigurisht theksi është vënë pikërisht tek kënga “ Becky me flokët e bukura” si për t’u shfajësuar nga fjalët që kanë qarkulluar deri më tani për një tradhëti të tij. “E di që ia dole kur sheh që martesa jote vlen miliona/
Limonada është një pije popullore dhe akoma është jetësore për disa”, – janë këto disa nga vargjet të repuara nga Jay Z në remix-in e këngës “All The Way Up” të Fat Joe.
Në dukje në këto vargje, reperi duket sikur po sqaron çdo spekulim të mediave të bërë deri tani duke lënë të kuptohej se mes tyre nuk do të ketë asnjë divorc. Por fakti që “Lemonade” dhe “All The Way Up” janë të disponueshme vetëm për përdoruesit e Tidal, do të thotë se çifti vazhdon t’i bëjë një marketing të mrekullueshëm vetes.