INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Jay Z nuk do ta lërë kurrë Beyonce-n?

Pse Jay Z nuk do ta lërë kurrë Beyonce-n?

Publikuar më: 11:00 26-04-2016

Beyonce duket se po e bën “lolo” Jay Z në sytë e të gjithëve me albumin e saj të fundit “Limonadë”.

I gjithi një shpërthim emocional ku diva flet për një mashkull të pandershëm ndaj një gruaje që ajo e quan “Becky me flokët e bukur”. Këngëtarja i këndon tradhtisë në plot 8 këngë të albumit të ri ndërsa fansat nuk kanë dyshime se ato i referohen marrëdhënies së Jay Z me stilisten Rachel Roy. Një burim i brendshëm thotë se Jay e di që nëse divorcohet nga Beyonce ky do të jetë fundi për të pasi do të ketë një ushtri me fansa kundër, çka do t’i dëmtonte biznesin dhe karrierën.

Tani për tani ai ka zgjedhur të mos komentojë pasi nuk do që t’i hedhë më shumë benzinë zjarrit. Megjithatë, Beyonce nga ana e saj është mjaft e qartë ndërsa në këngë shprehet: “E di që po gënjen, nuhas parfumin e saj në kostumin Louis V. Ky është paralajmërimi yt i fundit,  provoje sërish dhe do të humbasësh gruan” Por a do të ndahen ata njëherë e mirë tani që bota di kaq shumë për çështjen?  A do ta tërheqë Beyonce “këmbëzën” mbi martesën 8 vjeçare me reperin?

Article Logic
Execution time: 0.004514217376709