Ylli Limani është padyshim një prej këngëtarëve më të talentuar por dhe më të dashur për publikun shqiptar, e sidomos për vajzat. Është e pamundur të mos keni rënë në dashuri me të paktën një prej baladave të tij.
Me siguri të gjithë jeni prekur nga këngët e tij “Najher”, “A ja ka vlejt”, “Harrom”, “Nuk po kalojka” etj, ku të gjitha flasin për vuajtjen nga një dashuri dhe kujt ja priste mendja se në fakt kjo dashuri është e vetë këngëtarit në eksperiencat e tij të jetës.
Së fundmi, Ylli ka publikuar këngën e tij më të re ku përsëri na thyen zemrat me tekstin e tij.
“Pse je me to e jo me mu, kur unë të du shum ma shum, po mdhem që nuk je njetën tem, se shpirti po mdhem e se ki problem që zemrën po ma them" -janë disa nga vargjet e këngës që është publikuar vetëm një orë më parë.
Teksti i kësaj këngë, si çdo tekst tjetër përveç "Nuk po kalojka", është shkruar nga vetë Ylli dhe nuk dihet sa nga jeta e tij personale është trajtuar në këtë këngë.