INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse jeta bëhet më e vështirë pas moshës 20-vjeçare?

Pse jeta bëhet më e vështirë pas moshës 20-vjeçare?

Publikuar më: 17:59 29-03-2018

Kur arrin në moshën 20-vjeçare e kupton që tashmë nuk je më ai “i vogli i mamit dhe babit”, por je rritur goxha dhe do ju duhet të përballeni me “jetën e vërtetë”.

Shumë gjëra ndryshojnë, disa marrin kuptim dhe sipas JOQ, këto janë arsyet se pse nuk është e lehtë jeta pas të 20-ve.

1. Do përballesh shumë herë me pyetjen “Çfarë do të bësh në jetën tënde?”

2. Do jeni mes dilemës: të shpenzoj për qira dhe shpenzime të tjera, apo të jetoj me prindërit?

3. TAKSAT! S’ka ndonjë gjë të bukur tek kjo fjalë.

4. Do përballeni me oferta pune, por që kërkojnë eksperiencë. Baah!

5. Takimet me mjekun, dentistin... do ju duhet t’i bëni vetë.

6. S’ka më mami te koka, kur të jeni me grip.

7. Kur do martohesh? Kuuuuur?

8. Do duroni prindërit që duan nipër dhe mbesa.

9. Do e gjeni veten në gjumë që prej orës 9 dhe në fundjavë do zgjoheni shpejt.

10. Miqtë tuaj do martohen dhe do shihni njoftime për ditë...

11. Trupi juaj s’do jetë më si më parë.

12. Trupi nuk do e përballojë edhe aq mirë dehjen e një nate më parë. Çdo vit që kalon bëhet më keq.

Article Logic
Execution time: 0.0035598278045654