Dhjetra faktorë mund të luajnë një rol në dramën tuaj të rënies së flokut.
4 faktorë marrin në konsideratë nivelin e stresit tuaj. Me siguri diçka e madhe mund të ketë ndodhur që ka bërë hormonet tuaja të shqetësohen.
Nëse nuk është kjo, atëherë shikoni me kujdes efektet anësore të ndonjë mjekimi që merrni. Ndodh edhe që sëmundja e kohëve të fundit të ketë lënë gjurmë gjithashtu.
Një faktor i madh që duhet të merret parasysh është edhe dieta. Nëse keni qenë duke ndjekur një dietë të rreptë duke rrezikuar edhe shëndetin, shanset rriten që trupi juaj të jetë i uritur për hekur.
Për këtë, rënia e flokëve është një nga efektet anësore të çrregullimit në ngrënie.
Një mjek cilëson se 70% e rasteve të humbjes së flokëve, mund t’i atribuohet mungesës së hekurit.
Pjesa më e madhe e profesionistëve rekomandojnë të anashkalohet çdo vitaminë që shihni në dyqane për flokët dhe thonjtë dhe ta ktheni vëmëndjen tek një dietë ushqimore e ekuilibruar.
Megjithatë disa profesionistë flokësh kanë klientelën e tyre që përdorin Viviscal, një suplement shtojcë flokësh, ndaj së cilës vegjetarianët dhe veganët duhet të kenë kujdes sepse përmban pluhur peshkaqeni. Gjithashtu edhe Biotin vjen shumë e rekomanduar.
Derisa t’iu rriten flokët e rinj, gjëja më e rëndësishme është që të kujdeseni për shëndetin e flokëve që keni aktualisht.
Kjo nënkupton më pak stilime, krehje me tharëse, më shumë ajër dhe gjithmonë larja të bëhet duke e masazhuar nga skajet tek rrënjët.
Gjithashtu, një shampo për flokë të thatë që shërben edhe si kondicioner, nuk do ta dëmtojë flokun tuaj.
Gëlltisni ngadalë një lugë me vaj peshku dhe një suplement hekuri dhe më thërrisni pasi të shikoni rezultatet.