INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Kate Hudson është një mama e keqe?

Pse Kate Hudson është një mama e keqe?

Publikuar më: 12:20 08-04-2016
Kate Hudson ka folur hapur për përpjekjet e saj në balancimin e punës dhe mëmësisë.
Aktorja ka shkruar një ese të titulluar “I Feel Like a Bad Mom” për revistën InStyle, ku flet për rolin e saj si mamaja e Ryderit 12 vjeç dhe Bingam, 4vjeç.
36 vjeçarja është shfaqur në kopertinën e revistës me një fustan të bardhë me pjesën e sipërme dhe mëngët me dizenjo me lule, të lëshuar poshtë duke lënë t’i zbulohej njëra shpatull.
 
Aktorja  e famshme që e ka Ryder me ish bashkëshortin, Criss Robinson dhe Bingham me ish të fejuarin, Matt Bellamy, pranon që ka një lidhje të veçantë me fëmijën më të rritur duke qenë se ajo ka qenë shumë e re kur u bë prind.
 
“Unë isha vetëm 23 vjeç kur linda Ryder. Kështu që marrëdhënia jonë ka qenë gjithnjë pak si e pazakontë” thotë aktorja në intervistë. “Dua të them që ne jemi të afërt dhe unë jam e kujdesshme në mënyrat e mirësjelljes, në të qënit mirënjohëse, por do të thoja që jam një mama paksa e egër” përfundon ajo. Ylli i “Brad Wars” shkroi se ndonjëherë ajo “me qëllim” u fshihej fëmijëve kur kishte nevojë për kohë me veten, megjithatë e urren të jetë larg djemve për periudha të gjata kohe.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777