INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse kjo foto ka marrë mbi 500 mijë

Pse kjo foto ka marrë mbi 500 mijë "like" në Instagram? [FOTO]

Publikuar më: 13:18 20-04-2017

Është tronditëse!

Jemi mësuar të shohim pafund foto femrash të zhveshura, hiresh dhe veçanërisht të pasmesh, por kjo nuk është si ato. Kjo foto tregon një kurriz të harkuar dhe nxjerr fare qartë kafazin e brinjëve. Një foto që nuk mund të na bëjë të lumtur, e jo më që ta pëlqejmë apo shpërndajmë. Foto në fjalë është shumë trishtuese dhe asgjë tjetër. Kjo për arsyen e thjeshtë se shumë vajza të reja e shohin këtë imazh dhe shohim gjithashtu që është pëlqyer mbi 500 mijë herë. Dhe për çfarë është pëlqyer? Le t’i themi gjërat ashtu siç janë, fokusi kryesor i kësaj fotoje janë brinjët e saj. Thelbi i imazhit janë kockat e saj.

Mbi gjysëm milioni njerëz kanë pëlqyer mesazhin e pashëndetshëm të kësaj fotoje, që nënkupton: “Jini aq të dobëta sa kockat tuaja të rrezikojnë t’ju shpojnë lëkurën”. Duke konsideruar që Instagrami ka dëbuar plotësisht përdorimin e hashtageve #proanorexia dhe #probulimia, është e habitshme se si një imazh i tillë ka mbledhur kaq shumë vëmendje dhe ekziston akoma pas 3 javësh. Nuk është çështja për dietën e një gruaje, shëndetin fizik apo mendor të saj, por për atë që ky imazh përfaqëson. Dhe të gjithë ata që mendojnë se kjo foto përfaqëson më shumë se frymëzimin për një çrregullim të të ngrënit, thjesht po mashtrojnë veten.

likes.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0046420097351074