Sezoni veror mbaroi dhe Enca ndihet shumë keq për këtë.
"Kjo ishte vera më e bukur e jetës sime", tha ndër të tjera këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram.
Madje 21 vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj shumë nga momentet më të bukura të kësaj vere, mbushur me aventura;klipe të reja, koncerte, takime dhe dhurata pafund nga fansat, bregdet dhe duke e mbyllur me hedhjen gjithë adrenalinë me parashutë.
Të gjitha këto janë arsye bindëse për tu quajtur një verë vërtet e bukur.