INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Korfuzi duhet të jetë destinacioni juaj për këtë verë? 5 gjërat që duhet të dini! [FOTO]

Pse Korfuzi duhet të jetë destinacioni juaj për këtë verë? 5 gjërat që duhet të dini! [FOTO]

Publikuar më: 12:58 29-06-2018
Një nga destinacionet tuaja për këtë verë duhet të jetë edhe Korfuzi, ishulli grek në detin Jon, mjaft interesant dhe turistik. Ja disa gjëra, sipas intv.al  që duhet të dini përpara se të shkoni në Korfuz:
1. Korfuzi është një ishull i bukur me mbi 200 km bregdet me detin blu të shndritshëm 
 
Korfuzi njihet si “ishulli i emerald” i Greqisë. Ky vend është veçanërisht i njohur për verën, vajin e ullirit dhe mjaltin. Ju jeni i detyruar të bini në dashuri me ushqimin, dhe kulturën që Korfuzi ka për t’ju ofruar.
 
 korfu_qytet.jpg
 
2. Qyteti i Korfuzit (i njohur edhe si Kerkyra) është një labirint i rrugëve dhe rrugicave të çuditshme të mbushura me kafene dhe dyqane 
 
Kalaja e Vjetër është kalaja më e famshme në Korfuz. Ajo u ndërtua për të mbrojtur ishullin nga pushtimet, sot ajo është gjithashtu një vend i njohur për koncerte verore. Ju mund të admironi  pamjet mahnitëse të portit dhe kështjellës.
 
korfu_2.jpg
 
3. Çfarë duhet të bëni në këtë ishull?
Korfuzi është shtëpia e një muzeu të artit aziatik. Muzeu i është dedikuar artit dhe antikave të Lindjes së Largët dhe Indisë që nga viti 1927 dhe ka rreth 10,500 objekte. Vizitoni manastirin e famshëm Vlacherna, me një pamje perfekte. Ndërtesa e bardhë është e hapur për publikun gjatë gjithë vitit dhe është vendi i përsosur për t’u ndjerë në paqe.
 
 
pika_3.jpg
 
4. Ushqimi 
Greqia njihet për ushimqet e shijshme me: ullinjtë, Dollmatë, feta greke e njohur , mjaltë, mishi i pjekur në zgarë dhe ushqime të freskëta të detit.  Nuk mund të largoheni nga Korfuzi pa provuar: Tiropitakia, një ushqim grek e mbushur me një përzierje djathë-vezë. Ky ushqim tradicional grek daton nga periudha  bizantine e quajtur “tyritas plakountas”. Na shkoi goja lëng!
 
ushqimet.jpg
 
5. Plazhet e mrekullueshme
Ju nuk mund të vizitoni Greqinë pa një vizitë në plazhet mahnitëse në këtë ishull. Paleokastritsa është plazhi më i famshëm në ishull pasi është më piktoresk Sipas intv.al  mund të shijoni diellin mes peizazhit të bukur.
 
 
 Paleokastritsa-3-1.jpg
 
 
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0034048557281494