INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse kur jeni gjatë ciklit menstrual shkoni më shpesh në tualet?

Pse kur jeni gjatë ciklit menstrual shkoni më shpesh në tualet?

Publikuar më: 14:52 09-08-2017

Cikli menstrual është një funksion shumë i rëndësishëm i organizmit femëror. Edhe pse mund t'ju krijojë disa shqetësime në ditët e tij të para, prania e ciklit të rregullt është një prej shenjavë më të dukshme të një shëndeti të mirë.

Dhimbjet e barkut, shpinës, ndryshimet e humorit, fryrja e gjoksit, ankthi dhe dëshira e pakontrolluar për të ngrënë çdo gjë që ju del përpara janë disa prej simptomave me të cilat përballet çdo femër gjatë kësaj periudhe. Ndoshta e keni vënë re, por nuk i keni kushtuar rëndësinë e duhur, por gjatë atyre ditëve rritet edhe nevoja për të shkuar shumë më shpesh në banjo.

Por e keni pyetur veten përse? Fajin për këtë e kanë dy hormone, progesteroni dhe prostaglandina. Si pasojë e kontraktimit të mitrës gjatë kësaj periudhe, ulen nivelet e këtyre dy hormoneve dhe si pasojë keni diarre dhe jashtëqitje të shpeshtë. Herën tjetër që do të mbylleni për minuta të tëra në tualet, mos u shqetësoni thjesht hormonet tuaja nuk janë në ditët e tyre më të mira.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828