Kohët e fundit ai ka qenë mjaft i përfolur për një lidhje dashurie jashtë programit të dashurisë. Është fjala për ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Albi Dhima, i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale.
Së fundmi, ai ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në “Instagram”, të cilëve nuk ka ngurruar që t’u kthejë përgjigje pyetjeve që i kishin drejtuar.
Kur e pyetën se kush është femra më e bukur shqiptare, ish-konkurrenti i “Për’puthen” shkruante me të mëdha emrin e Bora Zemanit.
Ndër pyetjet që iu drejtuan Albit nga ndjekësit e tij, ishin dhe disa që kishin lidhje me moderatoren e njohur, Bora Zemani dhe historinë e saj me aktorin e humorit, Donald Veshaj.
“Mendoj që disa gjëra është më mirë t’ja lemë zotërve të punës dhe të merremi me punët tona… Sepse kur diçka pompohet në mënyrë të sforcuar ka gjasa të dështojë”.