INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse largohen të rinjtë nga Shqipëria? Shifra alarmante të revolucionit të heshtur [VIDEO]

Pse largohen të rinjtë nga Shqipëria? Shifra alarmante të revolucionit të heshtur [VIDEO]

Publikuar më: 14:28 01-10-2018

Pamundësia për të gjetur një vend pune dhe mospërfillja e tyre nga institucionet vendimmarrëse për çështjet e punësimit dhe zhvillimit, ka bërë që shumë të rinj të braktisin vendin. Duke qenë të pa shpresë, të rinjtë shohin si të vetmen zgjidhje largimin drejt vendeve të ndryshme të Bahskimit Europian. Gjermania për shkak të politikave të saj për punësimin mbetet alternativa më e preferuar nga të rinjtë shqiptarë. Të pyetur nga IN News se ku e shohin të ardhmen e tyre, si studentët por dhe ata që kanë kryer studimet brenda vendit, pohojnë se largimi drejt Gjermanisë, është e vetmja alternative për një të ardhme më të sigurtë.

‘’Kam mbaruar për infermieri. Kam kërkuar punë dhe nuk po gjej. Do largohem në Gjermani’’ ka pohuar një e re.

‘’Këtu nuk ka politika për të rinjtë, Gjermania po’’ ka thënë një studente.

Të dhënat e raporteve të organizatave ndërkombëtare tregojnë se rreth 70% e të rinjve në Shqipëri kërkojnë të emigrojnë në një vend të BE-së dhe kjo për shkak të mungesës së politikave sociale dhe ekonomike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023601055145264