INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Lionel Messi nuk do të bëjë burg pas dënimit nga gjykata spanjolle?

Pse Lionel Messi nuk do të bëjë burg pas dënimit nga gjykata spanjolle?

Publikuar më: 13:51 24-05-2017

E prisnim të gjithë dhe erdhi në kohë rekord.

Pavarësisht se Lionel Messi është gjykuar fajtor nga Gjykata Supreme spanjolle për evazion fiskal, ai nuk do të bëjë asnjë ditë të vetme burg. Kjo për arsye se dënimi është më pak se 2 vite dhe ai nuk ka precedentë penalë. Për këtë arsye ligji spanjoll e lejon që t’ia hedhë paq me asnjë ditë të vetme burg. Kurioz është fakti se kampioni argjentinas i Barcelonës është dënuar me 21 muaj burg, vetëm 3 muaj më pak se 2 vjeçario që do ta dënonte të futej prapa hekurave. Mos e ka toleruar drejtësia spanjolle sportistin që fut në arkat e shtetit çdo vit miliona euro për shkak të rrogës së tij stratosferike? Jemi të bindur që po. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me babain e tij Jorge, i cili ka shërbyer si menaxher i djalit të tij, dhe ka parë dënimin të ulet nga 21 në 15 muaj. Kujtojmë se Messi ishte akuzuar shmangu taksa në vlerë 4.1 milionë euro gjatë viteve 2007-2009, akuzë për të cilën u shpall fajtor.

Article Logic
Execution time: 0.0036041736602783