INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse marihuana është e ndaluar? Motivi i vërtetë është më keq nga c'e kishit imagjinuar!

Pse marihuana është e ndaluar? Motivi i vërtetë është më keq nga c'e kishit imagjinuar!

Publikuar më: 16:03 09-10-2016

Ka gjithnjë e më shumë persona në botë që pyesin: Pse marihuana është e ndaluar? Pse personat që e konsumojnë dhe e shesin, vazhdojnë ende të arrestohen?

Shumë supozojnë që në ndonjë pjesë të botës, në një moment të caktuar, ka qenë dikush që me prova shkencore në dorë ka dyshuar që canabisi të ishte më vdekjeprurës se cfarëdolloj droge tjetër e përdorur atëherë, më shumë se alkoli dhe cigaret.

Sidoqoftë, pas analizave dhe kërkimeve të bëra me objektivin për të zbuluar pse canabisi ishte i ndaluar në vitet 30, kuptojmë që nuk ishte aspak kështu. Në vitin 1929, Harrry Anslinger u vendos si shef në Departamentin e Ndalimit në Ëashington. Në atë periudhë qeveria e kishte të pamundur të menaxhonte shpërndarjen dhe konsumin e alkolit. Atëherë, bandat kishin kontrollin e të gjitha lagjeve. Alkoli, shpërndarja e të cilit ishte në duart e kriminelëve, ishte një kaos i vërtetë.

Deri pak kohë para se marijuana të legalizohej, qeveria ishte kundër. Por më vonë Harry lajmëroi se kishte ndryshuar mendje. Në këtë pikë, ai i shpjegoi popullatës pasojat e konsumimit të canabisit. Si fillim të bën të biesh në një zemërim delirant, bie në një mjëgull ëndrash me sfond erotik, në vazhdim humb aftësinë për të formuluar mendimet e lidhura përmes tyre.

 

Së fundmi arrihet pika finale, e pakthyeshme , "çmenduria". Marihuana e transformou konsumatorin në një "bishë të egër".

Aslinger paralajmëroi se nëse Marihuana do të takonte Frankenstein-in, ky i fundit do të vdiste nga frika.

Harry u fiksua me një rast në Florida ku një djalë i quajtur Victor Licata, i cili ishte përdorues i rregullt i marijuanës, vrau familjen. Shpjegimi që u dha për SHBA për atë që ndodhi, ishte: " Ja cfarë ndodh kur pi barërat e djallit".

Në shtypin dhe opinionin publik, u krijua panik. Në këtë klimë, marijuana u ndalua. SHBA-të iu kërkuan vendeve të tjera të bënin të njëjtën gjë, ta ndalonin. Por shumë prej tyre si Meksika refuzuan, me pretendimin se ishte e nevojshme në mjekësi. Ajo vijoi të refuzojë derisa SHBA ndërpreu furnizimin. Në momentin që spitalet dhe qytetarët meksikanë filluan të binin në agoni, vendi u detyrua t’i shpallte vetë luftë drogës.

Por nëse me Meksikën e kishte zgjidhur cështjen, brenda vendit, Anslinger kishte akoma shumë pyetje për t'iu dhënë përgjigje.

Michael Ball, mjek i njohur, i shkruan Harrit duke i shpjeguar se në kohët e Universitetit i ishte dashur ta përdorte canabisin dhe i vetmi efekt që jepte, ishte përgjumja. Kërkesa e Ball ishte verifikimi përmes kërkimeve shkencore që canabisi shkaktonte cmenduri tek përdoruesit.

Por Anslinger e refuzoi me pretendimin se nuk kishte fonde për kërkime shkencore.

Krahas refuzimit të Anslinger, dikush shkon të rrëmojë në dokumentat psikiatrikë të Victor Licatës dhe zbuloi që nuk kishte prova se ai kishte përdorur cananis. Në familjen e tij kishte probleme psikike.

Në të vërtetë provat shkencore tregojnë se canabis është më i sigurtë se alkoli. Megjithatë, provat shkencore tregojnë që canabis është më i sigurtë se alkoli.

Në SHBA alkoli vret 40 mijë persona në vit, ndërkohë që canabis asnjë.

Kështu, në 2006-ën një përkrahës i Canabisit Mason Tvert sfidoi kryetarin e bashkisë së Denverit i cili ishte njëkohësisht edhe pronar i një rrjeti birrarish.

Njëri do të kishte përpara një paketë me cigare dhe do të thithte marijuanë, ndërsa tjetri një arkë më birra dhe do të pinte birrë. Sfida do të nxirrte humbës atë që do të dorëzohej i pari, që ndodhi të ishte pronari i birrarive.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939