INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse meshkujt çmenden pas femrave franceze? 5 Sekretet e tyre!

Pse meshkujt çmenden pas femrave franceze? 5 Sekretet e tyre!

Publikuar më: 12:00 20-02-2017
Mesa duket femrat franceze kanë disa sekrete si t’i bëjnë meshkujt për vete.
Sipas intv.al janë disa gjëra që dinë t’i bëjnë shumë mirë dhe si pasojë fitojnë simpatinë e meshkujve. Hidhini një sy, kësaj  liste gjërash që francezet bëjnë në sytë e një mashkulli:
1. Buzëqeshin edhe kur janë të nevrikosura
Këto femra janë me idenë se duhet të buzqëqeshin edhe kur janë të mërzitura. Sipas tyre nuk duhet ta bëni këtë gjë vetëm kur jeni të lumtura. Meshkujt i duan femrat që qeshin, sepse jeta duket edhe më e bukur nëse ato e bëjnë këtë gjë.  Sipas intv.al, buzëqeshja e bën dikë të ndihet më mirë shpirtërisht.
2.  Bëhu e bukur, ndjehu e bukur
Femrat franceze kujdesen shumë për pamjen e tyre të jashtme. Kjo gjë quhet: “elegancë franceze”. Nëse del në rrugët e Parisit me pizhame, ose pa tualet nuk është diçka normale. Këto femra, përpiqen ta mbajnë mirë veten e tyre, sipas situatës edhe kur shkojnë për të bërë blerje në supermarket. Ekspertët theksojnë se këtë gjë nuk e bëjnë për të rënë në sy të meshkujve, por për t’u ndiher vet e bukur.
3. Nuk kanë frikë nga meshkujt
Femrat franceze janë të pavarura dhe nuk duan që jeta e tyre të marrë kuptim vetëm nga prania e një mashkulli. Sipas intv.al, ato përdorin shumë trurin, në krahasim me bukurinë e tyre për mënyrën si sillen me një mashkull. Kjo gjë nuk quhet egoizëm, sepse ato e dinë mirë se çfarë duan dhe nuk i shkojnë nga pas një mashkulli që nuk tregon interes për to.
4. Janë romantike
Femrat franceze janë shumë romantike. Këtë gjë e kanë të trashëguar dhe nuk mund të jetojnë pa krijuar me partnerin një atmosferë romantike.  Ato nxjerrin në pah gjithë romanticitetin e tyre, nëse vërtetë e dashurojnë një mashkull.
5. Janë seksi
Përveç kujdesit për pamjen e jashtme, ato përpiqen të jenë edhe seksi me partnerin e tyre. Sidomos në martesë, ato duan të japin sa më shumë pasion që mos t’i kthehet lidhja në rutinë. Sipas ekspertëve, ato mendojnë se kurrë nuk është vonë për të pasur pasion me partnerin dhe e mbajnë gjallë lidhjen e tyre.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273