INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse meshkujt duan të bëjnë seks që në takimin e parë, ndërsa femrat mendojnë direkt për martesën? Kjo është përgjigja!

Pse meshkujt duan të bëjnë seks që në takimin e parë, ndërsa femrat mendojnë direkt për martesën? Kjo është përgjigja!

Publikuar më: 13:32 12-10-2017

Sipas ekspertëve që merren me marrëdhëniet në çift, meshkujt nuk e vrasin mendjen fare për të gjetur grua për t’u martuar.

Ndërsa femrat priren më shumë të gjejnë mashkullin ideal dhe të krijojnë familjen që kanë ëndërruar. Kjo dilemë është për të gjitha femrat, të cilat edhe pse qëndrojnë me vite lidhur me një mashkull, aty e kanë mendjen : kur do i propozojë ai për martesë?

Eh, femra mos e lodhni trurin më kot, pasi çdo gjë vjen krejt papritur pa plan. Ekspertët thonë se femrat kur dalin për të njohur dikë, nuk mendojnë të kalojnë pse jo një aventurë me të, por mendojnë gjatë si do shkojë marrëdhënia e tyre. Meshkujt i marrin më lehtë gjërat dhe nuk e çojnë ndërmend t’i fusin vetes së tyre stres të pakuptimtë.

Gabimi më i madh i femrave është planifikimi i një marrëdhënieje, pra me imponim asgjë nuk arrihet. Meshkujt, nuk vrapojnë të vendosin si do shkojë lidhja, por ja lënë kohës çdo gjë. Natyra i ka krijuar femrat më të ndjeshme dhe me arsyetim në shumicën e rasteve. Një ndër arsyet kryesore që meshkujt mendojnë seksin që në takimin e parë( nëse ju pëlqen) është se instiktivisht trupi i tij i jep këtë reagim dhe nuk e mendojnë gjatë, thjesht duan të shijojnë momentin. Kjo nuk do të thotë që ata nuk ju duan, ose nuk e mendojnë më gjatë lidhjen me ju. Ndryshe nga femrat, ata nuk i fusin stres vetes dhe shijojnë momentin. Prandaj, femra nëse dilni në takim me një mashkull, thonë ekspertët, mos e fusni veten nëpër labirintha që nuk mund të dilni me lehtësi. Merreni lehtë!

Burimi: Thought Catalog

Përshtati: Anisa Bega

Article Logic
Execution time: 0.0039970874786377